Palestër 5 ditë para lindjes, 40-vjeçarja: Ngrija 90 kg kur isha 2-muajshe shtatzënë
Farije Huskovci, është në muajin e 9-të të shtatzënisë, madje për rreth 5 ditë pritet që të lindë fëmijën e saj të dytë.
Trajnerja e fitnesit nga palestra ka vite që stërvitet intensivisht dhe nuk e ka ndalur as në këtë periudhë, kur shumë gra kanë frikë edhe të lëvizin apo te ecin gjatë nga meraku e jo më të mendojnë që të bëjnë palestër.
Ajo tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nuk e ka lënë për asnjë moment gjatë shtatzënisë stërvitjen në palestër, madje kur ishte 2 muajshe shtatzënë ngrinte pesha deri në 90 kilogramë.
“Shtatzënia ka qenë shumë e mbarë, me shumë ushtrime. Kam 15 vite që merrem me ushtrime fizike, por ka të bëjë shumë edhe ana psikologjike. E mora vesh shpejt që isha shtatzënë, se nisi të më shtohej oreksi. Fëmija i parë është 1 vit e gjysmë, e kam marrë vesh pak më vonë dhe kam qenë në muajin e dytë të shtatzënisë kur kam thyer disa rekorde peshash, e kam pasur 80 kilogramë e çova 90 kilogramë. muajt e parë duhet të ruhesh për shkak të rrezikut nga aborti, por ne që kemi më shumë bazë muskulare e kemi më të lehtë”, tregoi ajo.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë
- 11:44 Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi