Meta del me trëndafil nga Prokuroria e Tiranës: Ishin në gjendje të mjeruar

14 Maj 2024 | 12:09

Ilir Meta u paraqit të martë në Prokurorinë e Tiranës për kallëzimin mbi ndërhyrje në serverët e Partisë së Lirisë.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, ku qëndroi për rreth 40 minuta, Meta u shpreh skeptik se kjo dosje do të hetohej në mënyrë të pavarur, pasi sipas tij drejtësia është e kapur nga Rama.

Meta tha për mediat se gjendja e godinës së prokurorisë ishte e mjerueshme, me mungesë të kushteve minimale për të punuar, kjo sipas tij pasi e gjithë vëmendja e qeverisë është e përqendruar te prokurorët e SPAK.

“Patjetër që është gjë e rëndësishme ndaj është bërë denoncimin ndaj jam këtu në respekt të ligjeve dhe institucioneve dhe dëshirës për të hetuar në mënyrë të pavarur gjë që nuk besoj se do ndodhë se drejtësia është e kapur nga Rama. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, mal me dosje, mungesë investimesh, një ashensor që nuk punon, një gjendje shumë e rëndë. Është Ramaforma që kujdeset vetëm për 3-4 prokurorë të SPAK dhe s’do t’ia dijë për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë. Do i bëjmë thirrje qytetarëve të paktën ta lyejmë nga brenda se e kanë lënë në mënyrë të mjeruar. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e Partisë së Lirisë është e vepër e treshes Rama-Agaçi-Dumani”, tha Meta.

Në muajin mars, partia e Lirisë depozitoi një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku njoftonte vjedhjen nga persona të pautorizuar të rrjetit të komunikimeve elektronike brenda selisë së saj.

Në kallëzim, që mban firmën e Ilir Metës, thuhet se në zyrat e PL janë grabitur gjatë mesnatës, ku disa persona të paautorizuar kanë marrë një pajisje elektronike (hard-disc), si dhe kanë kryer dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026