Mesazhet| Llabani: Alma i lutej t’i hapte telefonin, burri i bënte bllok në WhatsApp
Gazetarja Anduena Llabani ka folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj u vetëmbytën në lumin Buna.
Llabani tha se Policia ka “zbërthyer” telefonin celular të ish-bashkëshortit të Almës, Erdgys Arrazit.
Ajo tha se në telefonin e tij janë gjetur disa biseda ku Alma i lutej Erdgysit që ai t’i hapte telefonin, pasi sipas saj, ai i bënte bllok në Whats App.
“Pista kryesore dhe nuk duket se ka dyshime se ka persona të tretë të përfshirë në këtë ngjarje, janë që Alma Arrazi të ketë kryer vetë aktin e vetëflijimit të vetë dhe fëmijëve të saj. Ka dëshmi që tregojnë se ajo shkon poshtë këmbëve të Urës së Bunës, në një lokal që quhet lokali Vataksi, janë dy vëllezër, është ulur aty dhe ka dëshmi që ajo ka qëndruar aty për disa minuta.
Në telefonin e bashkëshortit janë gjetur disa komunikime ku ai tregonte që Alma Arrazi ishte në përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien me të shoqin. Kjo nuk ishte hera e parë që ai e tradhëtonte. Kishte edhe një rast më parë që ajo ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët. Por u kthye sërish.
Por janë gjetur edhe mesazhe që Alma i lutej bashkëshortit të saj që ai t’i hapte telefonin, sepse në shumë raste ai i bënte bllok. I bënte bllok në WhatsApp. Dhe ajo i kërkonte kunatës së saj që të komunikonte me bashkëshortin. Frika më e madhe e Almës ka qenë jo vetëm dhënia fund e martesës, por edhe frika se fëmijët e saj nuk do të ishin më pjesë e saj”, tha Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në