Çastet e fundit| Euronews siguron pamjet e Alma Arrazit me tre fëmijët (VIDEO)
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momentet e fundit të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj, para se të mbyteshin në lumin Buna.
Pamjet janë kapur nga kamerat e bizneseve aty pranë, pas verifikimeve që po bën Policia dhe Prokuroria për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Në njërën prej pamjeve duket momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj, pasi dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe rreth orës 20:09.
Zona ka qenë e populluar në të dy momentet që kanë fiksuar lëvizjet e Alma Arazit me 3 fëmijët.
Kunata e Almës, pasi qëndron në vend dhe shkëmben me Almën fjalët e fundit, nxjerr telefonin dhe duket sikur komunikon me dikë. Më pas ajo merr rrugën në kahun tjetër sëbashku me fëmijën.
Kamerat kanë fiksuar që ajo është drejtuar Tek Ura e Re e Bunës në orën 20:21 të mbrëmjes.
Nga pamjet duket se ata nuk janë hedhur nga ura. Nëna i ka zbritur fëmijët poshtë Urës.
I ka marrë në anë të lumit dhe i ka shtyrë. Ky është një nga versionet më të qëndrueshme sipas grupit të hetimit.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 18:24 Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
- 18:19 300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët
- 18:12 F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
- 18:10 Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës