Kompania AstraZeneca ndërron emrin e vaksinës
Kompania farmaceutike britaniko-suedeze ka riemërtuar vaksinën e saj.
Deri më sot vaksina nuk ka pasur një emër të mirëfilltë, por thjesht njihej gjerësisht nga publiku si “Vaksina COVID-19 AstraZeneca”. Tani ajo e ka ndërruar emrin në “Vaxzevria”.
Ndryshimi i emrit u miratua nga EMA më 25 Mars pas një kërkese nga kompania.
Ky informacion është paraqitur edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Evropiane të Barnave.
Kompania bën me dije se emërtimi i një ilaçi të ri është i zakonshëm dhe është një proces që ndodh veçmas nga miratimi rregullator i medikamentit.
Gjithashtu AstraZeneca ka bërë edhe një ndryshim tjetër ku në fletën ilustrative që i bashkëngjitet medikamentit paralajmëron profesionistët e kujdesit shëndetësor që t’i kushtojnë vëmendje shenjave dhe simptomave të trombocitopenisë.
“Individët e vaksinuar duhet të udhëzohen të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse zhvillojnë simptoma të tilla si gulçim, dhimbje gjoksi, ënjtje në këmbë, dhimbje të vazhdueshme të barkut pas vaksinimit. Përveç kësaj, kushdo që përjeton simptoma neurologjike duke përfshirë dhimbje koke të rëndë, të vazhdueshme ose vizion të paqartë pas vaksinimit duhet të vizitojë menjëherë një mjek ” – shkruhet në fletën illustrative të medikamentit.
Në një njoftim për shtyp, kompania tha se ndryshimi i emrit nuk përfshin ndonjë ndryshim të ilaçit aktual, si dhe punonjësit mjekësorë duhet të bëhen të vetëdijshëm për riemërtimin, sepse etiketimi dhe paketimi mund të duken ndryshe.
AstraZeneca ka riemëruar vaksinën e saj Covid-19, një lëvizje që përkon me luftën e kompanisë për të siguruar publikun se ilaçi i saj është i sigurt, pas raporteve të shumta të efekteve të mundshme anësore.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik