“Ishte i qetë, efektivi mund ta ketë ofenduar nga nëna” – Flet daja i 23-vjeçarit

15 Maj 2024 | 17:04

Daja i 23-vjeçarit Azgan Mernica i cili vrau me armë zjarri efektivin e Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia, në një intervistë për Euronews Albania i bëri thirrje të nipit të dorëzohet kudo që është.

Ai tregoi për gazetaren e Euronews Albania Sara Hoxha se nga takimi që ka pasur me nipin para ngjarjes, ai ishte shumë i qetë dhe nuk kishte shfaqur asnjë lloj shqetësimi, ndërsa theksoi se me efektivin e ndjerë nuk kishin asnjë farë njohjeje.

I pyetur se cila mund të ishte arsyeja që 23-vjeçari qëlloi për vdekje efektivin, ai u shpreh se ndoshta mund të ketë qenë një përplasje e çastit dhe viktima mund ta ketë ofenduar nga nëna, që ishte me të në makinë në momentin e krimit.

“Ka qenë i qeshur dhe shumë i dashur. Nuk kemi vërejtur absolutisht asgjë te djali, mendojmë se ka qenë ndonjë ofendim i çastit, ka qenë me nënën, por pa folur me atë nuk mund të themi asgjë. Nuk ka pasur shqetësime më para, s’ka pasur kurrë konflikte as më të, as fare. Hera e parë që e shohim djalin, babanë po, e kam parë si fytyrë. Ndoshta më ka rastisur, po nuk më kujtohet.  I lutemi shumë, ishallah e dëgjon këtë që themi; ku të jetë, në komisariatin më të afërt të mundshëm të dorëzohet”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026