Turizmi rural në Memaliaj/ Natyra, bukuritë e Vjosës tërheqin vizitorët e huaj

15 Maj 2024 | 17:37

Bukuritë natyrore, historia, traditat e pasura të zonës së Memaliajt po tërheqin gjithmonë e më shumë turistët kryesisht të huaj. Rritja e vizitueshmërisë po nxit edhe investimet në sektorin e turizmit kryesisht përsa o takon çeljes së bujtinave, lokaleve të shërbimit, etj.

“Kjo krahinë është një krahinë e mrekullueshme, me njerëz të mrekullueshëm por  mbi të gjitha me një terren  jashtëzakonisht tërheqës me lagështirë zero, me atraksione shumë të mira dhe të bukura si  majat e çukave të Komarit dhe të Gllavës, liqeni i Komarit ,shkembi i bardhë, kaskadat e shkëmbit të  Kazanit të Dërrasës, ura e Gigovës, etj pyje, kafshë të egra, tunele të komunizmit e shumë, e shumë  gjëra të tjera ”-tha Hetem Bajrami, operator turistik.

Vlerave të zonës i shtohen edhe prodhimet bio si dhe kulinaria karakteristike aq e kërkuar nga turistët

“I përmbahemi traditës së zonës, prodhimet kryesore i marrim këtu në fshat kryesisht prodhimet shtazore, marrim mishin e qengjit, të kecit, të viçit, pulat e freskëta  që mbarështojmë këtu tek bujtina jonë dhe  gatimet i bëjmë kryesisht me këto prodhime dhe me nënproduktet e kafshëve qumështin,  kosin, djathin, gjizën,  gjalpin të gjitha  i prodhojmë këtu” tha Natasha Bajrami, mjeshtre e kulinarisë tradicionale.

Turistët që preferojnë për të vizituar zonat rurale të Memaliajt janë nga vende të ndryshme të botës  ndërsa midis tyre ka dhe nga ata që kthehen sërish.

“Janë nga vendet më të përparuara të Europës  por edhe nga amerika dhe nga Alaska kanë ardhur dhe nga Koreja e Jugut ndoshta nuk e beson dikush por unë i kam të dokumentuara dhe të fotografuara dhe p.sh hollandez vijnë pothuajse  tani në behar ka dy-tre familje  por nuk  rrinë mbrapa edhe francezët, gjermanët,  austriakë, belgë  ka patur shumë çek dhe polakë këta janë kampion që këtu qëndrojnë me ditë të tëra” –theksoi Hetem Bajrami, operator turisik.

Tashmë turizmi është kthyer në një prej degëve kryesore të ekonomisë lokale të zonës së Memaliajt duke sjellë të ardhura për banorët dhe çelur vende të reja pune në zonat rurale

“Sot po merr një jetë, zhvillim gjithë zona  dhe mund të flasim me krenari  për zhvillimin e turizmit  edhe në bashkinë Memaliaj , këtë e dëshmon  numri i lartë i vizitorëve  dhe i turistëve që  kemi patur  duke nisur prej  muajit janar  duke na dëshmuar zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm, Memaliaj është porta  e Vjosës dhe gjithë  jugut me resurse  të shumta natyrore, historike, kulturore  dhe me Vjosën e bukur  tashmë Park Kombëtar”-Albert Malaj, kryetar i Bashkisë në Memaliaj.

Përgjatë këtij viti zona e Memaliajt synon të presë në numër në rritje vizitorësh duke përfshirë edhe turistët e huaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026