Komiteti Teknik i Ekspertëve: Matura do të fillojë mësimin në klasë

31 Mars 2021 | 15:00

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke analizuar situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend, thotë se gjendja është e qëndrueshme.

Për këtë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoll bëri të ditur se matura shtetërore do të rikthehet në shkollë, por kjo masë lehtësuese shtoi ajo do analizohet në vijimësi nga ecuria e nurmave të infektimit.

“Duke u bazuar në këto shifra, ekspertët e komitetit mendojnë se situata mbetet e qëndrueshme. Maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, ku vijimësia e të cilës do të varet nga shifrat. Maturat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet nga infeksioni. Masat e tjera do të mbeten njëlloj”, tha ajo.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar rënie.

“Incidenca dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja e rasteve pozitive ditore ka pësuar zbritje. Numri  që ka pësuar rritje, është numri i bashkive të prekura dhe kjo është në bashkitë e vogla. Mesatarja javore e të shtruarve në spitale ka pësuar ulje, po ashtu edhe numri i të intubuarve. Mendojmë që mbetet një situatë  epidemiologjike me numra të kontrolluar, por akoma delikate”, tha Albana Fico.

Zv. ministrja Rakacolli theksoi se masat e tjera kufizuese do mbeten në fuqi deri më shtatë prill, ku përfshihen ora policore, ndalimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe, ndalimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00-06:00.

Masat që mbesin në fuqi: 

  • Ora policore nga 20:00-06:00
  • Baret dhe restorantet do punojnë deri në 20:00
  • Shkollat vijojnë online( me përjashtim të maturës).
  • Fluturimet me Britaninë e Madhe të pezulluara
  • Ndalimi i grumbullimeve më shumë se dhjetë persona.

Lexoni gjithashtu: 

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që masat kufizuese të mbesin në fuqi

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026