Propozimi i Kreshnik Spahiut: Diaspora të votojë dhe të ketë deputetët e tyre

15 Maj 2024 | 23:20

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Spahiu theksoi se është pro votës së emigrantëve.

Ai theksoi se ligji për votën e emigrantëve duhet të miratohet në formën me teknologjimë më të lartë në mënyrë që të mos ketë manipulime ndërsa propozoi që diaspora të ketë deputetët e saj  dhe qendrat e veta të votimit.

“E kam studiuar me vite çështjen e votës së emigrantëve. Këto iniciativa janë të mrekullueshme. Di të them se nëse e drejta kushtetuese e emigrantëve  nuk realizohet në formën logjistike siç duhet, ajo mund të jetë me e manipulueshme. Shqiptarët duhet të kuptojnë se nëse vota sot në mes të Tiranës manipulohet, të jeni të bindur që ajo është më lehtësisht e manipulueshme në Romë apo në Londër. Vota e emigrantëve duhet, o duhet miratuar në formën me teknologjinë më të lartë për të shmangur manipulimin. Diaspora duhet të jetë një zonë elektorale ku të prodhojë deputetët e vet dhe të ketë qendra votimi, ku të ketë komisionorë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026