Gjarpri pickon 10-vjeçaren, mjeku: Fëmija helmohet më shumë se kanë peshë të vogël
Toksikologu Alert Drishti është shprehur se intoksikimi nga kafshimi i gjarprit është më i fortë te peshat trupore më të vogla dhe anasjelltas.
Komentet Drishti i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se helmi vepron më fuqishëm te fëmijët, pasi janë peshë më e vogël.
Komentet ai i bëri pas ngjarjes së ditës së djeshme në Tiranë, ku një 10-vjeçare u kafshua nga gjarpri në ambientet e shkollës.
“Mund të themi që ashtu si edhe medikamentet, edhe helmet janë për kilogramë peshë trupore. Sa më peshë trupore të vogël të ketë njeriu, aq më i fortë është edhe intoksikimi. Kështu që intoksikimi te fëmijët që kanë pesha më të ulëta, është me shfaqje klinike më të rënda.
Po flasim në përgjithësi, pastaj varet nga zona, nga sasia e helmit që ka marrë trupi i njeriut pas kafshimit. Pra ka disa faktorë që flasin për rëndim ose lehtësim efektit të helmimit. Varet gjithmonë nga zona e kafshimit.
Në momentin që kafshon gjarpri dhe penetron në venë, helmi merret shumë shpejt. Nëse kafshon në inde të buta, pra në muskuj, koha e veprimit të helmit zgjatet. Mund të kemi edhe në indet dhjamore, që koha e veprimit është edhe më e gjatë”, tha Drishti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon