“Po ike nga vendi i aksidentit nuk dëmshpërblehesh”- Eksperti tregon si përfitohet
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, është shprehur se në rast aksidenti, nëse shkaktari i tij largohet nga vendi i ngjarjes dhe rrotull nuk ka kamera, atëherë i dëmtuari nuk dëmshpërblehet nga kompanitë e sigurimeve.
Komentet Qibini i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se i dëmtuari në rast se shkaktari i aksidentit largohet, mund të përfitojë vetëm në rast se aksidenti shkakton edhe dëmtime fizike, pasi ngjarja bëhet pjesë e grupit hetimor.
Ai tha gjithashtu se minimalisht për të përfituar në një rast aksidenti duhet fotografuar momenti i aksidentit dhe targat e automjeteve të përfshira në të.
“Përdorni mjete të pajisur me dokumentacion të rregullt. Është edhe një formular raporti europian i aksidenteve. Klienti që pajiset me TPL duhet të njihet më këtë formular dhe duhet të dijë si ta plotësojë. Shpesh herë hyjnë në konflikt dy përdorues mjetesh.
Problemi është që ky formular duhet të bëhet i njohur nga kompanitë e sigurimit. Ky formular përmban datën, vendin e aksidentit. Qytetari duhet të plotësojë të gjitha kuadratet. Kjo duhet shoqëruar edhe me fotografi të vendit të ngjarjes.
Në fotografi të jetë targa dhe pjesa e goditur. Duhet patjetër shkaktari i dëmit. Nëse nuk ka kamera dhe largohet shkaktari i dëmit, me ligjin nuk trajtohet nga kompanitë siguruese. Vetëm në rastet kur ka dëme shëndetësore, që bëhet pjesë e grupit hetimor. Kur ka dëmtime shëndetësore dhe jo materiale”, tha Qibini.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet