“U trembën kur panë snajperat”- Softa: Pse familjarët e dorëzuan Mërnicën në polici

16 Maj 2024 | 10:00

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, analizoi në “Goodmorning Albanians” dorëzimin e 23-vjeçarit Azgan Mërnica në polici, vrasësit të efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia.

Eksperti tha se nga pamjet e dorëzimit, shihet qartë që 23-vjeçari është i veshur mirë dhe në gjendje të mirë fizike, ndryshe nga çduhet të ishte një person që kishte dy netë në kërkim policor.

Sipas tij 23-vjeçari mund të jetë strehuar nga familjarët, të cilët i kanë bërë dhe videon në momentin kur po nisej drejt komisariatit të Fierit ku do të dorëzohej.

Eksperti ka thënë se familjarët mund të jenë trembur nga eliminimi fizik i 23-vjeçarit kur kanë parë snajperat e RENEA-s në zonë.

“Fakti që në momentin e dorëzimit nga pamjet e dhëna nga mediat, tregonte një person i cili nuk të jepte përshtypjen se në 48-orët e fundit ishte në arrati. Pamja fizike tregonte që nuk ka qenë në arrati, por i akomoduar në një banesë në gjendje komode. Ai ishte i qeshur i veshur mirë, i trajtuar mirë dhe nuk ndjehej rraskapitja e një personi që ka kaluar dy netë në arrati, apo nën presion të strukturës policore. Mendoj se familjarët apo të afërm të tij mund ta kenë mbajtur 23-vjeçarin. Mendoni një njeri që ka ndenjur që ka ndenjur pa gjumë dhe në stres. Ai ishte i qeshur, ishte mirë dhe poikte sikur po hipte në taksi për të shkuar diku sikur po e prisnin për një vizitë dhe jo sikur po shkonte të arrestohej”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026