Avokati: Vrasësi qeshte sepse mund të jetë porositur për vrasjen e policit në Fier
Në orët e vona të mbrëmjes se djeshme është vetëdorëzuar në polici 23-vjeçari që vrau policin Novruz Cenalia në Fier.
Në media janë publikuar pamje teksa familjarët fusin në makinën e tyre Azgan Mërnicën, autorin e vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, për ta dorëzuar më pas në polici. 23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.
Avokati Gylsen Zhllima tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vrasësi qeshte sepse mund të jetë porositur për vrasjen e policit në Fier.
“Edhe mënyra se si e mbrojtën, dyshoj se përderisa familja është e përfshirë në ngjarje kriminale, mos ka qenë ndonjë hakmarrje, ndonjë porosi ndaj efektivit të policisë… I qeshur, Zotin e ke para, i thanë, ku po shkon? Mos dikush ka porositur diçka, se për një gërvishtje, për një parkim… Epo edhe vetëdorëzim kur ke gjithë RENEA-n në këmbë tregon dështim të policisë. Fakti që ai është i qeshur, i qetë, shumë i mbajtur dhe i mirëmbajtur diçka tregon aty”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë