Alibeaj: Rama e do votën e emigrantëve për ta grabitur, Shqipëria 1 zonë zgjedhore

16 Maj 2024 | 10:34

Nënkryetari i Partisë Demokratike tha në një prononcim për mediat para kuvendi se shteti i ka të gjitha mundësitë që t’u sigurojë të drejtën e votës përmes votimit elektronik diasporës shqiptare në vendet ku jetojnë.

Sipas tij Shqipëria duhet të kthehet në 1 zonë zgjedhore dhe kështu vota e diasporës do të jetë e barasvlefshme me atë të shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë.

“Shteti shqiptar i ka mundësitë që përmes votimit elektronik atje ku janë, emigrantët të kenë mundësinë të votojnë. Vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë të llogaritet në atë që quhet një zonë zgjedhore, që është e gjithë Shqipëria. Rama kërkon që vota e diasporës të depozitohet sipas qarqeve, që nëse i duhen në Durrës ca vota shkon i gjen në Itali, ky është kurth i përgatitur nga mazhoranca, ndaj kemi kërkuar që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore, që vota e tyre të peshojë njësoj”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026