Balluku: KKDM të ketë rol më aktiv te digat! Kaskada e Drinit, kryevepër arti
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka kërkuar nga Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), që të ketë rol më aktiv përsa i përket digave në vend.
Komentet Balluku i bëri në Simpoziumin ndërkombëtar “Sfida dhe inovacione për diga të sigurta”.
Balluku tha gjithashtu se eksperienca europiane për digat është e shkëlqyer, por sipas saj, edhe eksperienca e KESH është e mirë, pasi sipas saj, Kaskada e Drinit është një kryevepër arti e sistemit hidroenergjitik.
“Është e rëndësishme që të evidentojmë problematikat. Por të dëgjoja që identifikojë Arian problemet rregullatore që ne kemi, një nga problemet që ka KKDM është padyshim që të punojë përsa i përket kuadrit rregullator dhe gjithçkaje që vendos funksionimin e digave në vendin tonë.
Unë do i kërkoja zyrtarisht sot KKDM që përveç pjesëmarrjes në konferenca, padyshim do të duhej të kishte një rol më aktiv përsa i përket digave në Shqipëri.
Eksperienca europiane është e vyer, por ne kemi edhe një eksperiencë shumë të shkëlqyer, që është ajo e KESH. Kaskada e Drinit është një kryevepër arti e sistemit hidroenergjitik dhe kryevepër arti e sistemit të digave”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet