Ratifikohet marrëveshja e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

16 Maj 2024 | 15:35

Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj, që pritet të përfitojnë nga njohja kontributeve mes dy shteteve dhe afro 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

“Marrëveshja garanton që asnjë qytetar të mos humbasë asnjë ditë kontribute pavarësisht prej vendit ku ka punuar duke mundësuar krijimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”, tha ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.

Kjo marrëveshje nuk prek vetëm pensionistët, por garanton një seri përfitimesh të mbrojtjes sociale për emigrantët shqiptarë në Itali, dhe si e tillë ka marrë edhe vlerësimin e opozitës.

“Kjo marrëveshje bashkon palët politike”, tha Tabaku.

Pas ratifikimit në Kuvend, marrëveshja hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare dhe më pas pritet ratifikimi nga parlamenti italian për të nisur zbatimin e saj. Pas hyrjes në fuqi, qytetarët të cilët janë në prag pensioni mund të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Itali pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026