Ekonomia do rritet 3.3%/ BERZH: Turizmi ka nisur mbarë, rritje të konsumit privat
Ekonomia shqiptarë do të rritet 3.3% këtë vit. Parashikimi është bërë nga BERZH, i cili thotë se turizmi do të ndikojë pozitivisht në vend.
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.3% gjatë këtij viti. Parashikimi është bërë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe mbetet i pandryshuar që nga parashikimi i muajit shtator.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Serbinë janë tre shtetet me normë të pandryshuar, krahasuar me parashikimet e vjeshtës së vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, “Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” ka ulur projeksionet për Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi me 0.2 pikë dhe për Maqedoninë e Veriut me 0.5 pikë.
Për Shqipërinë, ecuria e turizmit në dy muajt e parë të këtij viti, tregon një rritje të mundshme të konsumit privat, ndërkohë që stabilizimi i lekut kundrejt euros mund të mbështesë rritjen e eksporteve”, thuhet në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale”.
Ndërkohë, për vitin 2025, BERZH pret që ekonomia shqiptare të zgjerohet me 3.5%, në përputhje me rimëkëmbjen e pritshme botërore.
Në Ballkanin Perëndimor, BERZH pret që rritja ekonomike të përshpejtohet në 3.3% këtë vit nga 2.5% në 2023, duke ulur projeksionin e saj të mëparshëm prej 3.4%.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz
- 10:56 U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK