Turizmi në Leskovik/ Dominojnë të huajt, atraksionet natyrore më të preferuarat

16 Maj 2024 | 16:10

Krahina e Leskovikut është nga më të njohura të juglindjes së vendit, për trashëgiminë kulturore, për vreshtarine, Llixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera duke e bërë Leskovikun të kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

Ilirjan Mezini është njeri nga operatorët turistik në Shelegur të Leskovikut.

Gjatë dy viteve të fundit, turistët vendas e të huaj në këto anë kanë qënë të shumtë, tregon ai.

“këto dy vite kanë qenë vite të një fluksi të ngarkuar turistik. Turistët këtu janë të huaj dhe vendas. Ka turistë që vijnë në fundjava, e premte e shtunë, ka tyriste për një natë, për dy netë, ka turizëm të agjencive që janë kalimtare. Turistët u bën përshtypje natyra e virgjër, nga çfarë thonë këtu natyra është jo e sajuar, kuzhina u pëlqen, tradicionale”-tha Ilirjan Mezini, operator turistik.

Një çift bashkëshortësh me fëmijët e tyre kanë ardhur nga Zvicra dhe janë të mahnitur me natyrën e kësaj zone dhe mikpritjen e banorëve.

“Është hera e parë jona në Shqipëri, kemi parë pak gjëra deri tani por duket një natyre fantastike dhe njerëzit janë shumë mikpritës.”

“Unë vërtet e dua natyrën këtu kam parë shumë lopë rrugës, njerëzit janë kaq mikpritës, na kanë ndihmuar shumë, ndihemi shumë rehat këtu.”

Nardi Konica dhe familja e tij janë banorë të vjetër të Leskovikut. Turistët sipas tij e vizitojnë krahinën per gjithçka ajo ofron.

“Leskoviku ofron që nga Sheleguri me liqen, gjithashtu pyjet e Gërmenjit, kemi Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, vreshtat janë 200 familje me vresht, banjat me avull në Postenan”-tha Nardi Konica.

Leskoviku përsa i perket orientimit turistik është vetrregulluar por bashkia e Kolonjës ka ndërmarrë masa dhe investuar në sitet turistike për ti ardhur në ndihmë vizitorëve, thotë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

“Leskoviku ka një numër të jashtëzakonshem turistësh të huaj, austriak, gjermane, çeke, nisur nga kultura që u krijua nga natyra ku po bashkohen gjithë elementët. Sot po e quajmë si një hapje të sezonit turistik për Leskovikun do kemi e një tjetër për Ersekën. Lidhet me natyrën me Lixhat me historinë me sazet me një inkubator zahiresh, duam të rikthejmë turizmin në forcën ndërkufitare”- u shpreh Erion Isai, kryetari i Bashkisë Kolonjë.

Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik Leskovikun dhe fshatrat janë vizituar nga me shume se 15 mijë turistë. Mbrëmjen e së martës është çelur sezoni turistik në Leskovik, sezon ky që pritet të ketë vizitorë më shumë se viti i kaluar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026