Mbajti peng fëmijët dhe qëlloi me kallashnikov, lihet në burg Aleks Marku
40-vjeçari Aleks Marku i cili u arrestua dy ditë më parë pranë Shkembit të Kavajës në Durrës, do të qendrojë në burg. Vendimi u mor këtë të premte nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.
Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza: Shkatërrim prone, prishje e qetësisë publike, mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve.
Aleks Marku mbajti peng në një apartament të marrë me qira dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç, ndërsa në një moment ka nisur të qëllojë me kallashnikovë brenda banesës. Dyshohet se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.
Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.
Në një prononcim për mediat ajo ka treguar se ka bërë disa herë denoncime në polici ndaj bashkëshortit nga frika e ndonjë ngjarjeje të rëndë duke qenë se ai ishte konsumues i lëndëve narkotike. Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtje nga shteti ndërsa është shprehur se ka frikë për jetën e saj dhe fëmijëve kur ai të dalë nga burgu.
“Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme në televizor, edhe nga frika kam bërë denoncim. Fizikisht nuk më ka dhunuar, vetëm psikologjikisht. Fëmijët janë mirë për momentin.
U larguam nga problemet këtu, vendosëm të jetonim në Durrës, të futemi në punë të dy dhe të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë e gjysmë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar kurrë lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë se nervoz ishte. Kur isha në Itali shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është, kishte frikë
Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka bërë qejfin, me dalë… peng nuk i ka marrë peng, kemi rënë dakord edhe për ikjen time në Itali dhe që fëmijët të rrinin me të, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”,-është shprehur ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij