Gjirokastra binjakëzohet me Bujanocin, marrëveshje në arsim, turizëm e kulturë

17 Maj 2024 | 16:32

Qyteti i Gjirokastrës është binjakëzuar me komunën e Bujanocit duke synuar forcimin dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme kryesisht në arsim, kulturë e turizëm.

Kryetarët e dy qyteteve, Flamur Golemi dhe Nagip Arifi nënshkruan marrëveshjen, duke i çelur rrugë zbatimit të projekteve të përbashkëta.

Aktualisht fillesat e këtij bashkëpunimi kanë nisur me mbështetjen e 4 studentëve nga Lugina e Preshevës të cilët studiojnë në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës.

“Kemi filluar edhe hapat e parë për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës, artistike,  aktiviteteve dhe ekonomike dhe kemi filluar duke mbështetur 4 studentët e parë, të cilët aktualisht janë këtu në Gjirokastër, po vazhdojnë studimet në Gjirokastër dhe sot  konkluduam dhe përmbyllëm në fakt  procesin protokollar dhe burokratik  të binjakëzimit të bashkisë Gjirokastër  dhe komunës Bujanovc, pavarësisht se janë fizikisht larg  më shumë se 500 km  po kjo nuk i ndan dy komunitetet tona, nuk i ndan  qytetarët shqiptarë të jenë bashkë“, thotw Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

“Punën më të madhe që kemi bërë kemi filluar bashkëpunimin  në fushën e kulturës, arsimit që nga viti i kaluar 4 studentë  nga Bujanoci janë duke studiuar në Gjirokastër në vitin shkollor 2024-2025 do rritet ky numër nga 4 në 10 studentë  dhe të gjitha harxhimet e studentëve bashkia e Gjirokastrës i mbulon”, shprehet Nagip Arifi, kryetar i Komunës Bujanoc.

Tashmë Gjirokastra ka një sërë bashkëpunimesh dhe binjakëzimesh me qytete të ndryshme në hapësirën mbarëshqiptare, të cilat po ndikojnë pozitivisht për promovimin e vlerave dhe resurseve të qytetit të gurtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026