Zbërthehet kushtetuta iraniane! Kush e zëvendëson presidentin e vdekur?
Personi në radhë në presidencë për t’i zënë vendin Ebrahim Raisit i cili humbi jetën gjatë një rrëzimi me helikopter, është zv.presidenti Mohammad Mokhber.
Sipas kushtetutës iraniane, në rast të vdekjes ose paaftësisë së presidentit, zëvendëspresidenti i parë do të marrë përsipër funksionet e presidentit derisa të mbahen zgjedhjet brenda një periudhe maksimale prej 50 ditësh por çdo gjë është në dorën e liderit Suprem Khamenei.
Ndryshe nga vendet e tjera, zëvendëspresidenti i parë i Iranit është një pozicion i emëruar, jo i zgjedhur. Nënkryetari mori disa nga kompetencat e kryeministrit pasi posti u hoq në 1989.
Raisi emëroi Mokhber si nënkryetarin e tij të parë në gusht 2021 menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai është personi i shtatë që shërben në atë rol që nga rishikimi i kushtetutës së vendit.
Para emërimit të tij si zëvendëspresident, Mokhber shërbeu për 14 vjet si kreu i Setad të Iranit, një konglomerat i fuqishëm ekonomik i fokusuar kryesisht në kauza bamirësie.
Organizata, e cila është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të liderit suprem iranian, vlerësohet të jetë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, sipas një hetimi të Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së