Berisha: Ne do të fitojmë vetëm kur t’i quajmë armiq Edi Ramën dhe qeveritarët e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD do të fitojë vetëm kur t’i konsiderojnë armiq kryeministrin Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Komentet Berisha i bëri nga ballkoni i banesës para mbështetësve të tij, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për ‘korrupsion’.
Berisha duke e konsideruar qeverisjen e Ramës një pushtim, tha se nuk mund të ketë ç’lirim pa përballje.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve të vërtetë të një kauzë të madhe të çdo shqiptari dhe të kombit në tërësi.
Të dashur miq, çdo ditë regjimi i bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin del para shqiptarëve dhe botës më i shëmtuar.
Çdo ditë bëhet më i egër, çdo ditë është një ditë jo e mirë për qytetarët e këtij vendi.
Është një ditë në të cilën ata poshtërohen edhe më shumë.
Ata vidhen edhe më shumë.
Ata mjerohen edhe më shumë.
Miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të shtrojë pyetjen vetes: a duhet të shpëtojmë nga ky regjim? A duhet të dalim nga kthetrat e kësaj diktature? Apo duhet të qëndrojmë skllevër të propagandës trulluese të tij? Të varfërisë në rritje që sjell?
Unë besoj se çdo njeri i civilizuar ka vetëm një përgjigje: o sot o kurrë, nuk duhet të durojmë më.
Por miqtë e mi, ka një problem në themel tek ne, sepse në qoftë se Edi Rama, qeveritarët e tij qëndrorë, vendorë, zyrtarët e tij na shohin ne si qenie për t’u poshtëruar, për t’u vjedhur, për t’u shfrytëzuar, për t’u varfëruar, ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë ata armiq, armiq, armiq, armiq.
Kur ne në të gjithë qenien tonë, në të gjithë ndërgjegjen tonë do t’i quajmë këta pushtues armiqtë tanë, që po shkatërrojnë qenien shqiptare sa asnjë pushtues tjetër në histori.
Kur ne t’i themi armikut armik, sigurisht që do ketë qytetarë që do tremben, do ketë të tjerë që do druhen.
Por do ketë djem dhe vajza nënash që do i tregojnë armikut atë që meriton.
Do ketë shqiptarë të vendosur për sakrifica.
Do ketë qytetarë që do ngrihen në lartësitë e idealeve të tyre.
Miqtë e mi, nuk ka pushtim që ikën pa përballje.
Nuk ka pushtues që përmbyset pa sakrifica.
Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës