Falsifikoi 4 vepra letrare të Ismail Kadaresë, nis hetimi për pronaren e librarisë

21 Maj 2024 | 11:24

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj pronares së një librarie, për falsifikim. Mësohet se kjo shtetase ka falsifikuar 4 vepra letrare të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Prokurori Bledar Valikaj ka dërguar në Gjykatë çështjen duke kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Mirela Bardhi, pronarja e librit Universitar “Book Store“.

Ndaj saj është ngritur akuza për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave”Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, ku një shtetase u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave të tjerë me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara.

Në lidhje me këtë rast Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese “Onufri”, e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri.

Dyshimet nisën pasi në një nga libraritë e quajtur “Libri Universitar Book Store”, nga raportimi që ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese.

Për këtë arsye Hudhri, në 9 Prill ka blerë në këtë librari 3 libra me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre. Kërkesa e prokurorisë për Mirela Bardhin është pranuar nga gjykata të hënën e 20 majit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026