Në kërkim për vrasjen e shqiptarit në Athinë në vitin 2008, arrestohen autorët

21 Maj 2024 | 13:11

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të përfshirë në vrasjen e një shqiptari në Athinë në vitin 2008.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vrarë një 25-vjeçar shqiptar në vitin 2008, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Korçës bën me dije se po vijojnë hetimet e përbashkëta në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ekstradimin e tyre drejt shtetit grek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkëta mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë me homologët e Athinës, si dhe mes prokurorive respektive çoi në identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si bashkëautorë të vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Athinë, ngjarje e ndodhur në vitin 2008.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në zbatim të letër porosisë të dërguar nga Athina me qëllim identifikimin e dy autorëve të tjerë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2008, në bashkëpunim me Prokurorinë rihapën hetimet për identifikimin e dy bashkautorëve të tjerë të vrasjes së 25-vjeçarit.

Në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbeti i vrarë shtetasi A. Xh. dhe u plagos një tjetër dhe për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasve:

G. L., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. T., 52 vjeç, banues në Tiranë, për të cilët Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026