VIDEO| Një çift shqiptarësh dhunohen ashpër nga 3 persona në mes të rrugës në Greqi
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e së martës në Athinë mes pesë personave.
Sipas mediave greke bëhet me dije se një çift shqiptarësh janë dhunuar nga tre persona.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur të dy makinat ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.
Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të debatojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit që ndodhej në automjetin tjetër.
Ata iu afruan dhe filluan të rrahin si burrin 43 vjeç, ashtu edhe gruan e tij në të njëjtën moshë, e cila ishte ulur pranë tij.
Pak më vonë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.
Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio, me informacione se nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa hetimet vijojnë. Ndërkohë po punohet për gjetjen e tre personave që dhunuan çiftin.
Për të parë videon klikoni KËTU.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s
Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike
- 15:13 Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
- 14:50 Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 14:48 Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin nën kërcënimet e SHBA-së
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet