McLaren përkujton Ayrton Sennan
Pas motorrit të preferuar edhe makina më e suksesshme përkujton Ayrton Senna në Monaco Grand Prix që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe do të transmetohet si zakonisht në Euronews Albania.
Një makinë e ngjashme me Benetton’in e vitit 1991 të drejtuar nga Michael Schumacher, ajo do të garojë në nderim të kujtimit të legjendës braziliane që u nda tragjikisht nga jeta, 30 vite më parë në Imola.

Përveç të tjerave, McLaren është skuadra me të cilën Senna fitoi 35 nga 41 garat në karrierë, tre tituj kampionë në Formula dhe 6 herë në Monaco – më shumë se kushdo tjetër në histori. Inspiruar nga ngjyrat e helmetës që mbante Senna, makina është një bashkëpunim mes markës Senna dhe sponsorit të McLaren OKX. Gjithashtu Lando Norris dhe Oscar Piastri do të kenë një veshje të re përshtatur me makinën McLaren Senna.

Drejtori i Përgjithshëm, Zak Brown shprehet i kënaqur që skuadra po nderon kujtimin e një ikone si Ayrton Senna dhe pilotit më të suksesshëm në historinë e McLaren. Impakti i të cilit mbetet i jashtëzakonshëm jo vetëm me prezencën dhe rekordet por tani edhe me trashëgiminë. Gjë që e nderon skuadrën garojë sërish për të dhe me ngjyrat e preferuara, të gjelbrën, të verdhën dhe blunë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt