Tre dekada pas tragjedisë që ndryshoi Formula 1
30 vjet më parë, Formula 1 përjetoi tragjedinë që ndryshoi katërcipërisht sportin e shpejtësisë së pastër. 30 Prill 1994, Roland Ratzenberger në bordin e Simtek dhe një ditë më vonë, Ayrton Senna në bordin e Ëilliams u ndanë nga jeta pas aksidenteve në kthesën Villeneuve piloti austriak dhe në Tamburello braziliani në garën e Imola’s në Çmimin e Madh të San Marino’s
310 km/h shpejtësia e austriakut që nuk e zhvilloi dot garën e 3’të në karrierë dhe 307 km/h shpejtësia e brazilianit që mbylli përpara kohe një karrierë të jashtëzakonshme në cirkuit. Dy ndarje nga jeta që vunë njëra-tjetrën në hije ndërsa për atë që dha në Formula 1, të gjithë edhe sot flasin për Ayrton Senna’n.

Një dekadë në pistë, 4 makina, 4 motorrë dhe 3 tituj botërorë në vitet 1988, 1990 dhe 1991 pas 162 garave në bord. 65 pole position, 19 xhiro të shpejta, 41 fitore, 80 herë në podium për 610 pikë në total. Debutoi në vitin 1984 në Brazil, e mbylli krejt papritur 10 vite më vonë në San Marino. Fitoren e 1’rë e arriti në vitin 1985 në Portugali, ndërsa të fundit, 8’të vite më pas në Australi.
Vetëm 2 gara për debutuesin austriak Ratzenberger, 3 dekada më parë. Ata vërtetë u larguan, por kurrë nuk u harruan.
Karriera e Ayrton Senna në foto:
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë



