Mjek me motor për urgjencat, Brataj: Shkurton kohën e mbërritjes tek pacienti

22 Maj 2024 | 16:17

4 motor urgjence janë bërë pjesë e flotës së Shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i kësaj Urgjence, Skënder Brataj, bën me dije se këto mjete do të ndihmojnë në shkurtimin e kohës së mbërritjes tek pacienti, veçanërisht në rastet kur kodi është i kuq.

“Motomedika është një mënyrë për të eleminuar trafikun dhe për të shfrytëzuar më mirë personelin mjeksor. Në kushte të zakonshme kur dërgojmë një autoambulancë koha e mbërritjes është më e madhe se sa një motor sidomos në qendrat e qyteteve dhe sidomos në tiranë gjatë gjithë vitit dhë ne bregdet gjatë verë”, tha Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Vënia në funksion e motomedikës, pritet të rris edhe efektivitetin e punës së mjekut.

“Shfrytëzimi I mjekut është me një efikasitet më të lartë, sepse mjeku bën vizitën dhe nqs pacienti duhet të transportohet në spital por ska nevojë për shoqërim nga mjeku shoqërohet në autoambulancë me infermier, ku mjek vazhdon vizitat e tjera”, tha Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.

Ndryshe nga autoambulanca, motorët nuk do të kenë drejtues të posaçëm.

“Ky mjet do të ketë mjek dhe infermier. I vetmi ndryshim është që duhet ta nis mjeku ose infermieri vetë motorin. Ne po përgatisim me patenta përkatëse personel që ka shfaqur dëshirën”, tha Brataj.

Motori i Urgjencës, apo motomedika, është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, nga defibrilatori e deri tek sinjalet e urgjencës që njoftojnë për rëndësinë e rastit ku personeli mjeksor është nisur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026