1 në 5 adoleshent obez, OBSH: Shkak kequshqyerja dhe mungesa aktivitetit fizik

23 Maj 2024 | 15:49

Prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit mes adoleshentëve prej vitesh është shqetësim madhor për shëndetin publik.

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë rritur.

Aktualisht 1 në 5 adoleshentë janë obez, nga 21% që ishin në vitin 2018.

Ekspertët thonë se normat e mbipeshës dhe obezitetit janë më të larta tek djemtë me 27% ndërsa vajzat 17%.

Mungesa e aktiviteti fizik dhe kequshqyerja duket se janë shkaktarët kryesor të rritjes së normave të mbipeshës tek adoleshentët.

Sipas të njëjtit raport, vihet në dukje se fëmijët kanë norma të ulta të aktivitetit fizik ku më e dukshme është për vajzat.

Nga ana tjetër ekspertët ngrenë shqetësimin se më shumë se gjysma e adoleshentëve nuk konsumojnë fruta dhe perime çdo ditë, ndërsa konsumi i ëmbëlsirave dhe çokollatave është i lartë dhe për 25% të tyre është i përditshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026