Spahiu: Organizimi i mafies italiane i pakrahasueshëm me bandat halabake shqiptare
Juristi kreshnik Spahiu ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat foli edhe në lidhje me krimin në Shqipëri.
Duke iu referuar operacionit të SPAK, nga ku u goditën 7 grupe kriminale, Spahiu tha se padyshim ky është një nga aksionet më të mëdha.
Megjithatë ai shtoi se “ka një lajm të mirë” pasi duke parë përgjimet e kësaj dosje, bandat shqiptare duket të jenë ende larg nga funksionimi i tyre si mafia italiane.
“Ka një lajm të mirë në gjithë këtë histori. Lajmi i mirë është që në gjithë agresivitetin, monstruozitetin që kanë bandat në Shqipëri, prap është shumë banal e shumë më poshtë se niveli i mafies italiane apo ndërkombëtare.
Mjafton të lexoni përgjimet për të kuptuar se ata janë shumë larg nga të qenurit mafie. Mafia klasike ka një strukturë shumë diskrete, kanë një shtet paralel, bandat shqiptare nuk kanë kode, nuk kanë norma, nuk kanë parime dhe nuk kanë hirearki anëtarësime, nënkryetar, këshilltar, financier, kapitenë. Mafia klasike ka një organizim edhe të sistemit fiskal, vendosin haraçe në të gjitha bizneset e territorit ku ata funksionojnë”,-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar
- 13:09 Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet dhe rregullat e saj të riorganizohen
- 12:56 Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, pamje nga takimi
- 12:51 Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
- 12:43 Vrasja e policit në Maliq, Berisha: Enea Mekolli dy herë hero, vrasësi i tij financohej