“Jam rrogtar me pagë qesharake”- Lihen në burg të ndaluarit për mikrokreditë

24 Maj 2024 | 13:11

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për 9 persona, 5 prej të cilëve “Arrest në burg” e 4 “Arrest në shtëpi”, lidhur me mashtrimin përmes mikro kredive dhe përmbarimit. Ata akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ndërsa denoncimi ishte bërë për skema mashteuese dhe piramidale me mijëra qytetarë.

Masa Arrest në burg u dha për shtetasit:

1 – Aldo Daka

2 – Albert Gega

3 – Edmond Mato

4 – Arben Meskuti

Në masën e “Arrestit në shtëpi” janë lënë:

1 – Jorsida Dervishi

2 – Alketa Tanushi

3 – Kejda Seferi

4– Elda Ibro

Ndërsa në kërkim në lidhje me skandalin e mikro-kredive është shpallur Alban Kote.

Një nga të arrestuarit deklaroi në seance se “po gjykohen si në komunizëm, kanë ushtruar aktivitet të ligjshëm dhe se nga ana e përmbaruesve janë zbatuar detyrimet”. “Jam thjesht një rrogtar me një pagë qesharake”, deklaroi një nga personat e akuzuar që ka punuar si përmbarues.

Si funksiononte skema mashtruese me mikro-kreditë?

4 mijë kredi të keqija që u blenë nga një bankë e nivelit të dytë me vlerë totale rreth 7.2 milion euro u përdorën për një skemë shtrënguese ku u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Hetimi i prokurorisë së Tiranës pas kallëzimit të ministrisë drejtësisë ka zbuluar se në këtë skemë ishin të përfshira 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare të cilat e kanë vënë në jetë, përmes ndihmës së një noteri dhe të disa avokatëve.

Micro credit Albania dhe shoqëritë e tjera financiare joshnin debitorët të mernin kredi të reja duke i hequr përkohësisht pasurinë e bllokuar ndërsa prokuroria thotë se më tej aplikoheshin kamat vonesa 2% + 8% për çdo vit.

Si një rast ilustrues të abuzimeve prokuroria thotë se për një detyrim të prapambetur prej 3.5 milion lekësh të vjetra një shtetasi i janë sekuestruar 14 pasuri.

Për administratorët e shoqërive MCA dhe STAR-fs dhe përmbaruesit privatë, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro të cilët akuzohen për vjedhje e shpërdorim detyre u caktuan masat e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Arrest shtëpie”.

Për këtë çështje pak ditë më parë u thirr në seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave guvernatori i bankës së shqipërisë Gent Sejko i cili deklaroi se institucioni që ai drejton kishte marrë të gjitha masat që i lejonte ligji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026