Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, James O’Brien takon ministren Gërvalla në Uashington
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien.
Takimi u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku zëvendëskryeministrja po qëndron për vizitë zyrtare. Në mesin e pikave të cilat u trajtuan gjatë takimit ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, shkruan në njoftimin e ministrisë së jashtme të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 18:41 Kërkoi ndërhyrjen e SHBA-së në gjyqin e babait të tij, djali i Jair Bolsonaros dënohet me 4 vite burg
- 18:41 PAMJE EKSKLUZIVE / Momenti kur autobusi me fëmijë përplaset me makinën në Elbasan
- 18:30 Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance
- 18:29 Merz pas deklaratës së Hegseth për rishikimin e trupave amerikane: Aleatët e NATO-s do të forcojnë shtyllën evropiane
- 18:22 Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO
- 18:20 BE-ja paralajmëron diskutim strategjik për zgjerimin