I dënuar me 9-vite burg, arrestohet në Shqipëri trafikanti serb

25 Maj 2024 | 16:09

Një 41-vjeçar serb, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Beograd, është arrestuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Morinës.

Shtetasi Dushan Joviçiç, u ndalua pas intervistimit të detajuar të policisë shqiptare dhe shkëmbimit të informacionit me homologët e të Interpol Serbia

41-vjeçari rezultoi të ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjazohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026