Rusia hoqi guvat që shënonin kufirin ujor me Estoninë, reagon ashpër BE
Bashkimi Evropian ka kritikuar ashpër lëvizjen e Rusisë, që largoi bovat nga lumi Narva që shënonin kufirin me Estoninë, duke e quajtur atë të “papranueshme”.
Mëngjesin e së enjtes, trupat ruse hoqën 24 nga 50 bova që ndodheshin prej dekadash në lumë për të parandaluar gabimet gjatë lundrimit të mjeteve.
Tensionet në kufirin mes Rusisë dhe shtetit baltik janë rritur që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e cilësoi manovrën e Moskës një veprim “provokues”.
“Ky incident kufitar është pjesë e një qasjeje me veprime provokuese dhe të stilit hibrid nga Rusia, si në kufijtë ujorë edhe në ata tokësor në rajonin e detit Baltik”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i Unionit.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian pret një sqarim nga Rusia, si dhe kthimin e menjëhershëm të bovave në vendin e tyre.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Estonisë deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë “e qetë dhe me sytë hapur”, duke përdorur zyrtarët kufitarë dhe kanalet diplomatike për të kërkuar një sqarim zyrtar nga Moska.
Ndërsa kryeministrja Kaja Kallas akuzoi Rusinë se i kryen këto veprime në kufi për të nxitur frikë dhe ankth, për të shkaktuar pasiguri tek popullsia.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit