Leclerc mund Piastri-Sainz për pole position në Monaco

25 Maj 2024 | 17:25

Pilot i Ferrari’t, Charles Leclerc u kthye në “pole position” në “Monaco Grand Prix”, i 3’ti në 4’ër vitet e fundit e fundit. Ai la pas rivalin e McLaren, Oscar Piastri dhe shokun te “Scuderia”, Carlos Sainz.

Leclerc u mbrojt në dy sesionet e para kualifikuese duke shpalosur potencialin e plotë në sesionin e 3’të për kohën 1m 10.418s të cilën e përmirësori në 1m 10.270s.

Piastri dhe McLaren nuk bënë më mirë se vend i dytë përpara pilotit tjetër të Ferrarit, Sainz dhe Lando Norris. Ndërsa kampioni në fuqi Max Verstappen përfundoi i 6’ti pasi goditi murin mbrojtës në “Sainte Devote” në xhiron e fundit kualifikuese.

Kjo do të thotë fundi i serisë pozitive të holandezit në “pole positions”– pas 8’të të tillë rradhazi duke barazuar rekordin e Ayrton Senna’s. George Russell dhe Lewis Hamilton do të vënë në presion Verstappen pas renditjes në vendet 5 dhe 7’të respektivisht.

Yuki Tsunoda, Alex Albon dhe Pierre Gasly ja dolën të futeshin në sesionin e 3’të kualifikues. Ndërsa dramatik ishte i 1’ri për dy emra të mëdhenj të botërorit Fernando Alonso dhe Checo Perez që në garën e 8’të do të nisen respektivisht në vendet 16’të dhe 18’të.

Kjo është rradha e nisjes në “Monaco Grand Prix” të dielën:
1. Leclerc (Ferrari) 1’10″270
2. Piastri (McLaren) 1’10″424
3. Sainz (Ferrari) 1’10″518
4. Norris (McLaren) 1’10″542
5. Russell (Mercedes) 1’10″543
6. Verstappen (Red Bull) 1’10″567
7. Hamilton (Mercedes) 1’10″621
8. Tsunoda (RB) 1’10″858
9. Albon (Williams) 1’10″948
10. Gasly (Alpine) 1’11″311
11. Ocon (Alpine) 1’11″285
12. Hulkenberg (Haas) 1’11″440
13. Ricciardo (RB) 1’11″482
14. Stroll (Aston Martin) 1’11″563
15. Magnussen (Haas) 1’11″725
16. Alonso (Aston Martin) 1’12″019
17. Sargeant (Williams) 1’12″020
18. Perez (Red Bull) 1’12″060
19. Bottas (Sauber) 1’12″512
20. Zhou (Sauber) 1’13″028

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024