“Dibra pa mësues matematike, 23 vende bosh”, ish-mësuesi: Do i kushtojë shoqërisë

27 Maj 2024 | 08:00

Premtim Kryemadhi, ish-mësues matematike, ishte i ftuar këtë të hënë në “Good Morning Albanians”  ku tha se në Dibër nuk ka më mësues matematike.

Ai tha se janë 23 vende bosh për këtë lëndë në Dibër, por mungesa e mësuesve është shumë e theksuar ndërsa shtoi se mësues të lëndëve të tjera detyrohen të mbulojnë edhe  lëndën e matematikës.

“Kjo është një temë shumë shqetësuese. Në Dibër mungojnë 23 mësues matematike, kjo është katastrofë. Matematika kjo lëndë kaq e rëndësishme jepet nga mësues jashtë profilit. Kjo do i kushtojë shumë kësaj shoqërie në të ardhmen, por i kushton edhe sot.

Kjo po i kushton buxhetit të çdo familje dibrane. Mungesa e këtyre mësuesve specialist në gjysmën e shkollave i detyron prindërit të dërgojnë fëmijët nëpër kurse”,-tha ish-mësuesi Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024