Rezoluta e PS| Noka: S’mund të fshijmë 11 vite korrupsioni të qeverisjes së Ramës
Deputeti i PD dhe sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, është shprehur se mazhoranca socialiste kërkon të mbyllë me një rezolutë një histori 11 vjeçare krimi e korrupsioni.
Komentet Noka i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se kërkesa e PS për një rezolutë anti-korrupsion është një momenti kulminant talljeje nga qeveria.
Ai tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin dhe kriminalitetin në vendin tonë.
“Kjo mazhorancë, ky kryeministër ka bërë në këto 11 vite plot gjëra fyese, tallëse, poshtëruese për publikun, për qytetarët e këtij vendi, dhe për opozitën. Por padyshim se ky moment, është nga më kulminantët. Të vish këtu pas 3 mandateve krim dhe korrupsion, e të kërkosh ta mbyllësh këtë histori me një rezolutë, kjo është e pabesueshme.
Dhe më keq akoma, të vijë këtu Edi Rama, përgjegjësi kryesor për korrupsionin, për lidhjet me krimin, me ligj, me kushtetutë, me moral me çdo normë e zakon, të vijë këtu tani e të thotë me këtë palo rezolutë, që më gradoni mua si kalorësin anti-korrupsion të Shqipërisë Europiane, këtë nuk ta rrok mendja”, tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq