Fermerët e serave pa mbështetje: Prodhimet shiten shumë lirë, po falimentojmë

27 Maj 2024 | 16:51

Fermerët e serave po rezultojnë me humbje të mëdha në shitjen e prodhimeve. Arjan Hoxha u kthye në Klos të Cërrikut pas 11 vitesh emigrim për të investuar në sera. Ai shprehet për Euronews Albania, se dora e parë e mbjellë prej tij që nga fillimi janarit për të dalë i pari në treg me çmime të leverdishme nuk po sjell fryte.

“Kur u tha që kthehuni se do të keni mbështetje te madhe u ktheva, investova siç e shikoni, nuk e kapa 1 hektarë për 300 m, dhe nuk aplikova dot për subvencionimet e shtetit. Prodhimet e mia fillojnë nga kungulli Italian që është shumë i rrallë në Shqipëri, unë e sjell si eksperiencë nga Kreta, duke kaluar tek speci i kuq që është shumë i vështirë  ta prodhojnë në Shqipëri, duke vazhduar tek domatja bio që unë e provoj edhe përpara kamerës, është bio”, thotë ai.

Kostot e rritura, nga plehu tek punonjësit, gjatë dy viteve të fundit nuk mbulohen nga çmimi 30 dhe 40 lekë me të cilin po shitet domatja këtë muaj. Ndërsa mbështetja është zero.

“Çmimet janë kështu, do i bësh drekë tregtarit shyqyr që po ta merr mallin, këto janë çmimet sot, nuk ka mbështetje. Është shumë e vështirë me thënë të drejtën, kur më thotë që xhiroja juaj është 8 milionë lekë, kur unë sot 20 kanë vajtur vetëm shpenzime me fidanë me pleh, ku do vete unë tani? Kjo e jona është kështu, merr kredi laj kredi”, shprehet fermeri.

Në kushtet kur nuk përfitojnë asnjë subvencion nga shteti për shkak të sipërfaqeve të vogla nën 1 hektar, Arjan Hoxha  shprehet se fermerët  po falimentojnë.

“Nuk më ka mbështetur, më ka marr më qafë se unë e dua Shqipërinë, për të dashur e dua këtë vend, se ky është vendi më i bekuar, por fatkeqësisht udhëhiqemi nga njerëz të mallkuar. Më vjen të qaj, të ulërij dhe e them me gjithë shpirt: ”o njerëz kthehuni të largojmë të mallkuarit dhe ta mbajmë ne këtë vend se është gjynah, se kemi 300 ditë diell, kemi ujë, kemi çdo gjë”, thotë ai.

Në këto kushte nuk është vetëm familja e Arjan Hoxhës në Klos, por një pjesë e madhe e familjeve në këto zona, pasi bujqësinë e kanë burimin e vetëm të jetës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026