Bujqësori marrëveshje me universitetin e Vjenës, Rama: Ta kthejmë në flamur krenarie
Universitetit Bujqësor i Tiranës në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi 4-vjeçar.
I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama, theksoi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është transformimi i universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas standardeve europiane.
“Ky është një moment realisht historik për universitetin tuaj dhe një nga momentet jo të shpeshta kur marrja me politikë që ka gjithë ato siklete dhe rëndon, të bën të mendosh se ç’mu desh kjo punë. Kjo të jep një sadisfaksion që të gjitha të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishit një situatë jo të lehtë me rekrutimet e studentëve. Rektori erdhi me një propozim të qartë për Ministrinë e Arsimit, ku kërkoi mbështetje për të ulur mesataren për Universitetin Bujqësor. Isha kundër kësaj për shkak se studentët po tregonin më pak interes. Këtu i binte që të uleshin nxënës që do të kishin nevojë për kurs këndimi dhe shkrimi”, tha kryeministri.
Rama kërkoi nga stafi pedagogjik të japin maksimumin e tyre për ta bërë UBT-në, një institucion të krenarisë kombëtare, ndërsa siguroi se qeveria do jetë mbështetje e pakursyer për ta.
“Ta keni ambicien tuaj edhe personale me thënë të drejtën përveç asaj profesionale, jo vetëm si akademikë, por dhe shqiptarë, që këtë universitet ta transformoni në një flamur krenarie kombëtare për të gjithë shqiptarët. Ky është misioni juaj, dhe nuk ka diskutim që me mbështetjen e partnerëve austriakë, kushtet për t’u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme janë të garantuara. Qeveria do jetë në mbështetje të vazhdueshme”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera