Rezoluta anti-korrupsion, Rama: I duhet Shqipërisë për anëtarësimin në BE në 2030
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit këtë të hënë për të prezantuar projekt-rezolutën anti-korrupsion.
Ai tha se kjo draft-rezolutë është pikërisht ajo që i duhet Shqipërisë për të shkuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Kjo draft-rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptar, për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK, apo është propaganduar se ne jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin.
Ne jemi në luftë prej 10 vitesh, ndaj lindi reforma në drejtësi së bashku me SPAK, që ka dhe do ketë mbështetjen e padiskutueshme të kësaj mazhorance. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes.
Pikërisht pse ne jemi future në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh, ka ndodhur edhe transformimi rrënjësor i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, bashkë me fundin e radhave dhe bakshisheve të përhershme”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë