6 fituesit në Monaco

28 Maj 2024 | 17:54

Gara e 8’të sezonale ishte e 3’ta e vërteta për Charles Leclerc në Monaco. Heroi i shtëpisë konvertoi të 3’in pole position në Principatë në fitoren e 1’rë në rrugët ku u rrit duke kontrolluar garën që nga xhiro e 1’rë. Piloti monegask është një ndër fituesit e fundjavës që lamë pas në Monte Carlo

Oscar Piastri zhvilloi një nga fundjavat më të mira në karrierën e tij. Australiani siguroi të dytën vijë të 1’rë në nisjen e garës.

Carlos Sainz po bëhej gati për tërheqjen e 1’rë të sezonit pas kontaktit me Piastri’n por flamuri i kuq për incidentin  Magnussen-Perez-Hulkenberg dhe rikthimi në vendin e 3’të për rifillimin e garës, i dha mundësi spanjollit ta mbyllte në të njëjtin pozicion duke absorbuar presionin nga Lando Norris.

Yuki Tsunoda vazhdon formën e mirë të fillim sezonit duke lënë sërish pas Daniel Ricciardo’n në provat zyrtare dhe në vendin e 8’të në zonën e pikëve në përfundim të garës.

Alex Albon nuk u penalizua nga pesha e Williams duke arritur për të 1’ën herë në sesionin e 3’të kualifikues dhe të dielën e përfundoi garën në vendin e 9’të duke marrë 2 pikët e 1’ra këtë sezon.

Pierre Gasly u ndje i kërcënuar nga incidentin me Esteban Ocon por ja doli të ruajë makinën dhe pas rifillimit të shkonte vendin e 10’të për pikën e 1’rë sezonale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024