Hodhën molotov te protesta e opozitës, ndalohet 49-vjeçari, procedohet një tjetër
Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia pasi hodhi molotov në protestën e mbajtur para bashkisë së Tiranës, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatri dhe opozita.
Ai akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.
Gjithashtu policia ka proceduar në gjendje të lirë një 22-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 28.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
– S. B., 49 vjeç, banues në Thumanë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore