11 mijë vizitorë në 5 muaj| Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë tërheqës për turistët
11 mijë turistë kanë vizituar Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti.
Drejtoresha e këtij muzeu, Fjoralba Prifti, shprehet se ka një dyfishim të numrit të turistëve të huaj në krahasim me të njëjtës periudhë të një viti më parë.
“Prej fillimit të këtij viti deri në këto momente numërohen mbi 11 mijë vizitorë, krahasuar me një vit më parë është dyfishuar shifra”, tha Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar.
“Vizitorët janë shumë herë më të shumtë nga të gjithë vendet, kryesisht nga Europa, dalin me mbresa të jashtëzakonshme nga muzeu i artit mesjetar”, tha më tej Prifti.
Turistët që kanë vizituar muzeun gjatë këtyre 5 muajve kanë qenë nga gjithë vendet e BE dhe jo vetëm.
Dy turistë italianë shprehen të mrekulluar nga ajo çfarë ofron ky muze.
“Erdhëm në këtë muze sepse ndoqëm guiden online. Muzeu është shumë interesant, shumë tërheqës, ka shumë ikona, guida me muzikë që të shoqëron gjithë kohës dhe të jep informacion e bën këtë muze fantastik”, tha një grua italiane.
“Erdha në këtë muze pasi bëmë një xhiro nëpër Shqipëri. Është hera e dytë në Shqipëri por hera e parë në Korçë. E gjetëm online muzeun. Unë nuk i njoh fare ikonat por kurioziteti është një mënyrë për të njohur kulturën shqiptare dhe jo vetëm”, tha një turist italian.
Krahas 400 ikonave që janë të ekspozuara për turistët vendas e të huaj, vijon të jetë e hapur për vizitorët edhe ekspozita me 13 ikona të Johan Pagëzorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve