“FREXIT, fundi i BE”- Analisti: Partia ekstremiste e Le Pen del fituese në sondazhe

29 Maj 2024 | 20:31

Analisti Albi Xhunga është shprehur se nëse Franca do të dilte nga Bashkimi Europian, ky do të ishte edhe fundi i unionit.

Komentet Xhunga i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se partia e ekstremit të djathtë të Marin Le Pen rezulton fituese në sondazhe e të dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale.

Ai tha gjithashtu se nëse ajo vjen në pushtet, nuk ka garanci nësë do e nxjerrë vendin nga BE ose jo, gjë që sipas tij mund të çojë në fundin e unionit, pasi Franca dhe Gjermania janë dy ‘lokomotivat’ e tij.

“Që Rusia do të arrijë të depërtojë në PE është e sigurt. Forcat e ekstremit të djathtë që janë hapur pro-Rusisë do të marrin vende në PE. Këtu për t’u shënuar është si do të sillet dhe çfarë qëndrimi do të mbajë partia më e madhe e Francës sot, partia e Marin Le Pen, e cila është partia e parë me mbi 30% të votave sot.

Krahasuar me partinë e dytë më Macron, ajo e Macron është 16%. Ne kemi sot partinë më të madhe të Francës, e cila është një parti e ekstremit të djathtë. Ata po përpiqen të normalizohen. Nuk duhet të harrojmë se Le Pen del nga sondazhet si fituese e presidencialeve të ardhshme, përballë çdo kandidati.

Sondazhet tregojnë se Le Pen i fiton të dy turet, cilindo kandidat të ketë përballë. Në rast se këto ndryshime të retorikës të lideres Marinë Le Pen nuk janë të sinqerta, pasi ajo tani nuk thotë më se do të largohemi nga Europa.

Mirëpo nesër kur të jetë në pushtet askush nuk na garanton se këto premtime do të mbahen. Një FreXit do të ishte fundi i BE. Franca dhe Gjermania janë lokomotiva të BE-së dhe nëse njëra prej tyre del nga Europa, unioni nuk mund të ekzistojë më”, tha Xhunga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026