“Mpirje e gjymtyrëve, probleme me urinimin”-mjeku tregon shenjat e sklerozës
Neurologu Pavllo Djamanti ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku tha sëmundja e sklerozës multiple, në 40% ta rasteve diagnostifikohet vonë.
Sipas tij ajo prek kryesisht moshat e rej, ndërsa femrat janë më të rrezikuara prej saj.
Mjeku tregoi disa nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje.
“Është një sëmundje e moshave të reja përgjithësisht. Pikun e saj të incidencës e ka rreth moshës 20-40. Femrat preken më shumë, raporti femra-meshkuj është 3 me 1. Meshkujt zhvillojnë një sëmundje më të rëndë. Shenjat kryesore janë çrregullimet në lëvizjet e anësive, çrregullimet e ecjes që kanë të bëjnë kryesisht me balancën, çrregullimet urinare.
Këto janë kryesisht shenjat kryesore, që mund të fillojnë me disa mpirje apo rëndime të anësive, pra të duarve dhe të këmbëve. Këto shenja fillojnë pak nga pak dhe në regjone të ndryshme të trupit. Më pas me kalimin e kohës mund të zhvillohen edhe shenjat e tjera”,-tha Djamanti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta