English

Sot dita botëre e sklerozës, disa mite dhe të vërteta rreth kësaj sëmundje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Skleroza multiple (MS) është një sëmundje kronike autoimune e karakterizuar nga inflamacioni në sistemin nervor qendror (CNS), duke rezultuar në demielinim, humbje të aksoneve dhe degjenerim progresiv të neuroneve. Sëmundja ka një kurs progresiv dhe rezulton në paaftësi / invaliditet të pakthyeshëm dhe aftësi konjitive (njohëse) të dëmtuar.

- Advertisement -

Kur ballafaqohemi për herë të parë me Sklerozën Multiple (SM), si pacient, familjarë ose edhe si  qytetar, shumë shpesh ballafaqohemi me shumë mite, keqkuptime, keqinterpretime ose gjysmë të vërteta që për pasojë kanë dëshpërimin, pesimizmin  dhe dekurajimin.

FAKTET

Skleroza Multiple, është sëmundje  që prek trurin dhe palcën kurrizore,  duke e zhveshë mbështjellësin e fijeve nervore.

Fija nervore e zhveshur ngadalëson ose ndërprenë përçimin e impulseve nervore e kjo prodhon simptoma dhe shenja të sklerozës multiple.

Simptomat e zakonshme të SM, mund të jenë: çrregullimin e shikimit, dhembje të gjymtyrëve, të mpira të gjymtyrëve, vështirësi në koordinim, dobësim të muskujve, të përcjelle  me shtangie, lodhje, çrregullime të disponimit, çrregullime njohëse (konjitive), çrregullime në  jashtëqitje dhe përmjerrje (urinim).

Shkaku  i SM, nuk dihet, në të  mund të ndikojnë edhe  faktorët e ambientit (klima, ndotjet,etj), faktorët infektiv (bakteret,viruset, etj), faktorët gjenetik.

Sëmundja fillon zakonisht në moshën 20 deri 30 vjeçare, kurse më tepër sëmuren femrat se meshkujt. Në Kosovë, llogaritet që janë diku rreth 1.000  pacientë me SM.

Trajtimi  është shumë i rëndësishëm. Terapia duhet të filloj sa më herët që është e mundur, në mënyrë që të parandalohet  pa aftësia e parakohshme.

 MITET

Skleroza Multiple, është sëmundje që trashëgohet dhe përcillet në gjeneratat e ardhshme

E vërteta: SM, nuk është sëmundje trashëguese përkundër mendimit të gjerë.

Skleroza Multiple, pa shenja dhe simptoma të sëmundjes nuk duhet të trajtohet

E vërteta: Fillimi i trajtimit të SM, menjëherë pas diagnostikimin, me medikamente që  e ndryshojnë ecurinë e sëmundjes, kjo pengon zhvillimin e paaftësisë fizike të parakohshme.

Skleroza Multiple, është sëmundje fatale, vdekjeprurëse.

E vërteta: SM, nuk konsiderohet sëmundje vdekjeprurëse.  Pacientët me SM, mund të presin të jetojnë jetëgjatësinë e popullatës mesatare, kushti është trajtimi  adekuat.

Skleroza Multiple përfundon me kërrigë lëvizëse, me pa aftësi fizike.

E vërteta:Jo detyrimisht i sëmuri nga SM, përfundon me kërrigën lëvizëse. Duke i  falënderuar mundësive të trajtimit bashkëkohor, pa aftësia fizike, mund të jetë e kufizuar, të shtyhet ose të shmanget.

Skleroza Multiple, mund të shërohet me dieta speciale.

E vërteta: Dietat që premtohen se do të shërojnë SM, mund të bëjnë më shumë dëm se të  bëjnë mirë. Rekomandohet ushqim me sa me tepër pemë, perime, fije (fibra) bimore,  ushqim proteinik, e më pak yndyra të ngopura.

Skleroza Multiple e përjashton të qenët prind

E vërteta: Çdo person i cili ka SM mund të jetë prind, faktori vendimtar është vetëm dëshira e tyre që të kenë fëmijë.

Tek Skleroza Multiple, ndalohet aktiviteti fizik

E vërteta: Sporti dhe ushtrimi, jo vetëm që i lejohen të sëmurëve nga SM, por janë pjesë e  trajtimit bashkëkohor të këtij problemi.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?