“S’donim ta vrisnin”- Flet autori i sulmit ndaj avokatit, “kyç gojën” organizatori

30 Maj 2024 | 10:28

Dritan Nano është identifikuar nga policia si organizatori i sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Para grupit hetimor ai nuk e ka pranuar akuzën. Ndërsa Dorian Alia, njëri prej autorëve i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës, është shprehur se e ka goditur me grusht avokatin dhe jo me dorezë. Ai thotë se nuk kanë dashur ta vrasin, por vetëm ta trembin.

Sa i takon gjendjes shëndetësore të avokatit Mëngjesi, atij i është bërë një skaner mëngjesin e kësaj të enjteje ku sipas mjekëve janë shënuar përmirësime.

Megjithatë avokati vijon ende të jetë në koma artificiale.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për median të mërkurën se avokati u dhunua për shkak të detyrës.

Ndërkohë që 3 agresorët e identifikuar dhe shpallur në kërkim janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija.

Autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:50 minuta në rrugën “Pjetër Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne kryeqytet.

Policia po punon për arrestimin e autorëve ndërsa  kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur arrestimin e tyre duke vënë në dispozicion dhe një shumë prej 20 mijë eurosh.

Sulmi duket se ishte planifikuar pasi autorët dinin lëvizjet që pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë kryente çdo mëngjes dhe e kanë pritur që ai ta linte fëmijën në kopsht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026

Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me aktivitet të dendur elektrik ka përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori. Sipas...
13:09 | 24/06/2026