Çështja ndaj Donald Trump në dorë të jurisë, çfarë pritet të ndodhë
Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentet mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre në çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan. Juria, e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, ka detyrën të vendosë nëse Trump është apo jo fajtor për 34 akuzat në lidhje me falsifikimin e të dhënave të kompanisë së tij, shkruan VOA.
Prokurorët thonë se Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me Trump të një dekade më parë.
Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels dhe thotë se pagesat për Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.
PËR ÇFARË PO VENDOS JURIA?
Nëse juria e gjen fajtor Trump, ajo duhet të vendosë unanimisht se ai shkroi një të dhënë false në regjistrat e kompanisë së tij, ose detyroi dikë tjetër ta bënte këtë veprim, dhe se e bëri këtë me synimin për të shkelur ose për të komplotuar për të shkelur ligjin e shtetit të Nju Jorkut, sipas të cilit është i paligjshëm zgjedhja në funksione publike me mjete ilegale.
Shpallja fajtor do të thotë që të gjithë anëtarët e jurisë të bien dakord se është bërë diçka e paligjshme për të ndihmuar në zgjedhjen e Trump. Por, nuk është e domosdoshme që ata të bien unanimisht dakord se cili ishte aspekti i paligjshëm. Në këtë rast, anëtarët e jurisë mund të zgjidhnin mes tre veprave të mundshme të paligjshme:
Ata mund të vendosin se një prej personave të përfshirë në konspiracion shkeli Ligjin Federal për Fushatat Elektorale, që në vitin 2016 e bëri të paligjshme që një person të japë mbi 2,700 dollarë për fushatën presidenciale. Ligji gjithashtu ua ndaloi korporatave që të kontribuojnë për një fushatë elektorale.
Juria mund të vendosë se janë falsifikuar të dhëna të tjera biznesi, përfshirë vërtetimet për taksat federale që kompania i dha Cohen, të dhënat bankare në lidhje me pagesat që Cohen i dha Daniels, apo një faturë e lëshuar kur kompania e revistës National Enquirer pagoi ish-modelen Karen McDougal, e cila pretendonte se kishte një lidhje jashtëmartesore me Trump, që e ka mohuar këtë gjë.
Anëtarët e jurisë mund të vendosin se janë dhënë informacione false në lidhje me deklaratat e taksave.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë