Dhuna ndaj avokatit, Sindikata e Universiteteve: Shoqëria e pambrojtur para krimit

30 Maj 2024 | 20:19

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua brutalisht nga 4 persona, teksa çoi djalin në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Përmes një deklarate për mediat, kjo sindikatë thotë se mësuesit, profesorët, administrata, politika dhe gjithë shoqëria ndodhen përballë një rreziku të shtuar gjatë viteve të fundit.

Sipas kësaj sindikate, këto kategori njerëzish ndodhen të pambrojtura përballë krimit, të cilët janë inkurajuar të bëjnë akte të tilla vandale në mes të kryeqytetit.

Po ashtu në deklaratën e sindikatës thuhet se përçarja e thellë politike, mllefi, arroganca dhe nepotizmi i kanë inkurajuar edhe më shumë këto akte dhune.

Deklarata:

Mbi dënimin e dhunës ndaj avokatit dhe profesorit Sokol Mëngjesi

Dhuna ushtruar ndaj avokatit/pedagogut/profesor Sokol Mëngjesit për shkak të ushtrimit të detyrës, ka indinjuar opinionin publik në përgjithësi dhe botën akademike në veçanti, anëtari i së cilës është edhe profesor Mëngjesi.

S.P.U.SH. shpreh indinjatën ndaj kësaj ngjarjeje dhe lutet që prof. Sokol Mëngjesi të shërohet sa më shpejt, në mënyrë që të vijojë me po aq dinjitet misionin e tij në mbrojtje të së drejtës në shoqëri dhe përçimit të saj në auditor.

Kjo ngjarje e rëndë tregon se profesorët, mësuesit, administrata, e gjithë politika dhe shoqëria jonë, ndodhen përballë një rreziku të madh e të shtuar në vite. Ata gjenden të pambrojtur ndaj krimit, i cili në mungesë të funksionimit të instancave shtetërore (kemi parasysh vendin dhe orën kur ka ndodhur ngjarja), si dhe reagimit të këtyre instancave të ndikuar edhe nga profili profesional (e jo vetëm) i të dëmtuarit dhe raportet e tij me politikën, inkurajohen të bëjnë akte të tilla me një arrogancë të paimagjinueshme në zemër të qytetit.

Në këtë situatë, është momenti që e gjithë trupa vendimmarrëse politike dhe shtetërore e vendit të bëjë një analizë të thellë, që ta kuptojë sa më parë se tashmë e ka tepruar, me veprimet dhe mosveprimet e veta, të cilat kanë inkurajuar dhunën dhe krimin. Sjellja shtetërore ndaj krimit, së bashku edhe me fjalorin aktual politik, të mbingarkuar me shumë mllef, përçarje, epitete, përjashtime, arrogancë, korrupsion, nepotizëm e mbi të gjitha me injorancë e inkurajon më shumë atë. Ky model komunikimi dhe mungesë funksionimi e shtetit e ka degraduar diskursin shoqëror e politik të vendit dhe ka shtuar mungesën e besimit të shoqërisë te ai, si dhe ka rritur pasigurinë dhe përkeqësuar cilësinë e jetës në Shqipëri.

Sindikata falenderon mjekët dhe stafin ndihmës të spitalit dhe beson se policia e shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të bëjnë një hetim profesional e të thellë të rastit, duke zbardhur të vërtetën e vënë në vend drejtësinë, jo vetëm për këtë rast. Me lutje urojmë që profesor Sokol Mëngjesi të jetë shumë shpejt mes nesh, për të dhënë kontributin e tij të vyer në të mirë të shoqërisë sonë!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026