Lamtumirë Skënder Rusi, mbahen homazhe për poetin e njohur në Korçë

1 Qershor 2024 | 18:03

Korça i jep lamtumirën poetit të njohur Skënder Rusi, i ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare.

Në homazhet e mbajtura në hollin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë nuk kanë munguar miq e shok të poetit, krijues, politikanë, qytetarë dhe dashamirës të penës së Skënder Rusit, poetin që e lexuan me dashuri.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në ditën e lamtumirës së poetit është shprehur se dikur kanë qenë pjesë e një grupi miqsh të cilët takoheshin shpesh në zyrën e Skënder Rusit, kur recitonin poezitë e fundit të krijuara prej tij.

Entela Kasi, organizatore e netëve të poezisë korçare e ka patur të vështirë të thotë shumëçka për mikun e saj, ndërsa miku i poetit Vangjush Mile është ndalur gjatë tek madhështia e poezive të Skënderit, në veçanti tek ajo; “Korçës, një fjalë dashurie”.

Skënder Rusi është autori i 26 librave me poezi por edhe shumë botimeve në shtypin periodik të kohës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026